Zyrtari i LDK-së thotë se nuk hyjnë në koalicion me Vetëvendosjen

Zyrtari i LDK-së thotë se nuk hyjnë në koalicion me Vetëvendosjen

Muharrem Sfarqa i LDK-së, sonte në Debat Plus ka thënë se posti i presidentit mund ta prishë koalicionin e mundshëm me Vetëvendosjen.

‘’LDK nuk hyn me VV në koalicion pa e marrë presidentin. Nëse ata dojnë me bo vetë, le të hyjnë pra.Posti i presidentit mund të prishë koalicionin LDK-VV’’, ka thënë Sfarqa.

Sfarqa sonte në Debat Plus ka thënë se s’ka të keqe që Isa Mustafa të jetë president.

‘’Më shumë është pengesë që të mos diskutohet posti i presidentit dhe ne kemi një qeveri që mund të rrezikojë për zgjedhje të reja.. Për hir të stabilitetit të kësaj qeverie,  posti i presidentit duhet të jetë në tavolinën për bisedime dhe marrëveshje. ‘’Është me rëdnësi që kjo të jetë cështje e LDK se kënd do ta nominojë për president. Nëse LDK vendos që president të jetë Isa Mustafa, s’besoj që ka dicka të keqe aty. Duhet t’i takojë LDK sepse garanton stabiliteti në qeverisje deri në fund të mandatit’’