Zyrtari i Listës “Guxo” thotë se Vjosa Osmani ka marrë mbi 300 mijë vota

Zyrtari i Listës “Guxo” thotë se Vjosa Osmani ka marrë mbi 300 mijë vota

Nga kabineti i ushtrues së detyrës së presidentes, Vjosa Osman, thënë se ajo në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, ka marrë mbi 300 mijë vota, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, zyrtari i Listës “Guxo”, Lendrit Iljazi ka shkruar “300.000 + vota? Vjosa R. Osmani”.

Vjosa Osmani në këto zgjedhje ka garuar në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje.

Duke marrë parasysh të gjitha votat e numëruara, kjo parti është fituese e zgjedhjeve dhe ka marrë 58 mandate në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa e dyta në zgjedhje, Partia Demokratike e Kosovës, mori 19 mandate në Kuvend. Pas PDK-së, vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 15 mandate, Lista Serbe me 10 mandate, Komunitetet joserbe me 10 mandate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me tetë mandate./Insajderi.com