Zyrtari i Nismës, VV-së: Hipokritë dhe të pangopshëm

Zyrtari i Nismës, VV-së: Hipokritë dhe të pangopshëm

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, i ka quajtur hipokritë dhe të pangopur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët gjatë së dielës kanë marrë pjesë në një protestë në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, Sherifi është shprehur se kur VV-ja fiton me 50% të votave në Kosovë, e quan Referendum, ndërsa kur të tjerët fitojnë me atë përqindje në Shqipëri, e quajnë pushtim.

Sipas tij, hipokrizia dhe pangopësia janë vese që shkaktojnë vetëm gjëra të këqija.

“Hipokrit dhe të pangopshëm! Kur VV- fiton me 50% të votave në Kosovë, ajo e quan Referendum! Kur të tjerët fitojnë me 50% në Shqipëri e quajnë Pushtim!

Kjo qasje edhe një herë shpërfaq hipokrizinë dhe pangopësinë e VV-së! Hipokrizia dhe Pangopësia janë vese që shkaktojnë vetëm gjëra të këqija!”, ka shkruar Sherifi./Insajderi.com