
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka reaguar pas publikimit të pamjeve ku shihet se kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka sulmuar një qytetar, njofton Insajderi.
Bytyçi thotë se Bulliqi është prototipi i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Me anë të një njoftimi në Facebook, Bytyçi thotë se lideri I LVV-së, Albin Kurti, po garon me njerëz të llojit për të cilët I kishte akuzuar partitë tjera politike.
“Albin Kurti po garon me njerëz të llojit për të cilët i kishte akuzuar partitë e tjera politike. Nga banditë e deri me njerëz me akuza për krim e korrupsion, Albini po synon çkapjen”, ka shkruar Bytyçi. /Insajderi.com