Zyrtari i PDK-së: Isa argat i Serbisë, kurse Albini argat i Isës

Zyrtari i PDK-së: Isa argat i Serbisë, kurse Albini argat i Isës

Zyrtari i PDK’së, Bujar Cakolli, ka shkruar në lidhje me takimet e Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke e quajtur Albin Kurtin argat të Isa Mustafës.

Cakolli nëpërmjet disa fotografive ka kujtuar kohën kur lideri i Vetëvendosjes protestonte ndaj kryeministrit të asaj kohe, Isa Mustafa.

LVV kishte përgatitur një parullë ku Mustafën e quanin ‘argat i Serbisë’, shkruan Metro.

E Cakolli, bashkëpunimin e Kurtit me Mustafën e quan si transformimin më të shpejt të një qenie njerëzore.