Zyrtari i PDK-së ka disa fjalë për mbrojtësin e “solidaritetit” të Serbisë, Veton Surroi

Zyrtari i PDK-së ka disa fjalë për mbrojtësin e “solidaritetit” të Serbisë, Veton Surroi

Pasi doli në mbrojtje të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, rreth pranimit të donacionit prej 1 mijë testeve për Covid-19, zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka disa fjalë për Veton Surroi.

Gjoshi, duke e quajtur Surroin, ambasador në tentativë te të gjitha qeverive, ka thënë se është e rëndë të lexohet nga një publicist, ku thotë se ndërlidhja e donacionit me veprimet e Serbisë në luftë është e pashije.

Sipas tij, nuk është e pashije të lidhësh këtë Serbi me Serbinë e luftës, sepse asgjë nuk ka ndryshuar, pasi janë të njëjtit njerëz në pushtet.

Shkrimi i plotë i Gjoshit:

DISA FJALË MBROJTËSIN E “SOLIDARITETIT” TË SERBISË, VETON SURROI

Veton Surroi paska vazhduar edhe sot të mbrojë “solidaritetin” e Serbisë dhe Serbinë “solidare”.

Ambasadori në tentavivë i të gjitha qeverive – po thotë se (1) Serbia ka respektuar procedurën për dërgimin e 1000 testeve, e cila është vendosur në Negociatat e Vjenës për Pavarësinë e Kosovës dhe (2) NDËRLIDHJA E DONACIONIT ME VEPRIMET E SERBISË NË LUFTË ËSHTË E PASHIJE.

Është shumë e rëndë të lexosh nga një publicist të thotë se <ndërlidhja e donacionit me veprimet e Serbisë në luftë është e pashije>. Është e rëndë sepse kjo tejkalon mbrojtjen e pranimit të një donacioni në kohë pandemie. KJO FJALI KA PËR QËLLIM TA PARAQESË SERBINË SOLIDARE.

Kjo fjali i bën bashkë Kurtin dhe Surroin. Edhe Kurti e paraqiti Serbinë si shtet të GJESTEVE TË MIRA.

Nuk është e pashije të lidhësh këtë Serbi me Serbinë e luftës, sepse asgjë nuk ka ndryshuar. Janë të njejtit njerëz në pushtet. Fatkeqësisht, vetëm për Kurtin dhe Surroin ka ndryshuar Serbia. ME KURTIN KRYEMINISTËR DHE SURROIN AMBASADOR NË TENTATIVË SERBIA ËSHTË BËRË SOLIDARE.

Sepse kur Kurti nuk është kryeministër ai shkruan parulla kundër A. Vuqiqit. Hiç më larg se katër muaj të njejtit njerëz kundërshtuan donacionin e Serbisë të dedikuar për Shqipërinë e goditur nga tërmeti. Parulla e vendosur në hyrje të Rognerit kundër A. Vuqiqit ishte “KËTU NJË KRIMINEL LUFTE PO VJEN TË POZOJË SI BAMIRËS.”

E sot?

Jo, për Kurtin dhe Surroin 1000 testet nga Serbia nuk janë nga shteti i Vuqiqit dhe as nga krimineli i luftës, por janë nga Serbia Solidare dhe e Solidaritetit.

Kjo është reklama më e mirë për Serbinë në 3 dekadat e fundit. I siguruat faqen e parë të mediave kryesore botërore. /Insajderi.com