Zyrtari i PDK-së ofendon Vjosa Osmanin

Zyrtari i PDK-së ofendon Vjosa Osmanin

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prishtinë, ka ofenduar përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, krye-parlamentaren Vjosa Osmani, duke komentuar peshën e saj.

Bujar Cakolli shkruan në statusin e tij duke ironizuar se Osmani vraponte pas votave të listës serbe, porse kjo nuk i ndikojë në fizik.

Me u myt tu vrapu nëpër korridore të parlamentit mas votave të Listës Serbe dhe mos me hup asnjë kollë e me u dobesu, vec Vjosa Osmani e sheh këta”, ka shkruar zyrtari i PDK-së me plotë gabime drejtshkrimore.

Ende nuk ka ardhur asnjë reagim nga Osmani në drejtim të Cakollit, por as vetë PDK nuk e ka komentuar këtë status ofendues të zyrtarit të saj.