Zyrtari i PDK-së: Sveçla po gënjen pse u ul afër zyrtarit serb

Zyrtari i PDK-së: Sveçla po gënjen pse u ul afër zyrtarit serb

Anëtari i kryesisë së PDK’së, Gani Koci po e quan gënjeshtar Xhelal Sveçlën. Kjo për shkak se Sveçla u pa mbrëmë në një tavolinë bashkë me drejtorin e të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq

Koci ka shkruar në Facebook se të gjithë atyre që kanë punuar nëpër institucione iu ka rënë të jenë nëpër takime bashkë me përfaqësues serbë, por kanë qenë të kujdesshëm që të mos ulen në një tavolinë me ta.

“Të gjithëve që kemi qenë në institucione, na ka rënë të jemi edhe me përfaqësues serbë, por organizatorët kanë qenë aq të kujdesëm që të mos na ulin afër me ta! Këtë kujdes kanë treguar edhe për drekat apo darkat e organizuara edhe nëse ka qenë një tavolinë e madhe apo e vogël”, ka shkruar Koci.

Ai tutje thotë se është zgjedhje e secilit person a do të komunikojë apo të pijë kafe me përfaqësuesit serbë apo jo.

“Ka qenë zgjedhje e jona nëse kemi dashur te komunikojmë me ta apo te ulemi edhe per kafe në një tavolinë! Prandaj mos gënje Xhelal!”, shkruan Koci.