Zyrtari i qeverisë tejkalon shpetësinë, vozitë me 180 km/h në autostradën “Ibrahim Rugova”

Zyrtari i qeverisë tejkalon shpetësinë, vozitë me 180 km/h në autostradën “Ibrahim Rugova”

Nuk janë të rralla videot ku zyrtarët vozisin duke mos respektuar rregullat në trafik, kështu ata rrezikojnë jo vetëm vetën, por edhe të tjerë pjesëmarrës në trafik.

Një veturë me targa zyrtare që i përket Qeverisë së Kosovës është parë mëngjesin e sotëm duke ‘fluturuar’ në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Pamjet e vozitjes janë në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht Banjë-Arllat.

Siç shihet në këto pamje të dërguara në redaksinë e Indeksonline, zyrtari në fjalë vozitë me shpejtësi 180 km/h.

Për parandalimin e aksidenteve Policia e Kosovës ka ndërmarr plan operativ derisa ka apeluar tek qytetarët të kenë kujdes në trafik dhe të respektojnë rregullat në komunikacion.

Nga janari e deri në këtë muaj, si pasojë e aksidenteve kanë vdekur mbi 50 persona, ndërsa rreth 5 mijë janë lënduar.

“Fluturon” zyrtari i qeverisë, 180 km/h me veturë 3Z

Gepostet von IndeksOnline am Mittwoch, 31. Juli 2019