Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar pas publikimit të listës me emrat e 50 bizneseve të cilat kanë përfituar më së shumti nga 60 milionët e ndara nga Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike nga Qeveria e Kosovës, në kohën kur udhëhiqej nga Avdullah Hoti, njofton Insajderi.
Anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Avni Zogiani, ka thënë se përfitues nga kjo pako janë kompanitë e lidhura me politikën.
“Dmth përfitues, kompani të lidhura me politikën, biznese të fëmijëve të politikanëve, biznese me pronarë nga Serbia, kompani tregtare që nuk prodhojnë! Këto janë karakteristikat e 50 përfituesve kryesor nga Qeveria Hoti me fondet e Pandemisë!”, ka shkruar Zogiani në profilin e tij në Facebook. /Insajderi.com