Zyrtari i VV-së: Sot votohet Qeveria “Kurti 2”

Zyrtari i VV-së: Sot votohet Qeveria “Kurti 2”

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kryeziu, ka deklaruar se sot do të votohet “Qeveria Kurti 2”.

Në agjendën e Kuvendit të Kosovës është paraparë formimi i një komisioni të përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve, procedura e betimit të përfaqësuesve të popullit, si dhe votimi i kryeparlamentarit.

Por, Kryeziu shtoi se do të ndodhë edhe votimi i Qeverisë.

“Sot do të votohet qeveria që e deshti dhe e votoi masivisht populli”, ka shkruar ndër tjerash Kryeziu. /Insajderi.com

 

Sot do të votohet qeveria që e deshti dhe e votoi masivisht populli. Kryeministrit Kurti duhet t’i urojmë suksese në…

Posted by Taulant Kryeziu on Monday, 22 March 2021