Zyrtari i VV-së tregon se si filloi kapja e pozitave të larta në Kosovë, përmend edhe mafian

Zyrtari i VV-së tregon se si filloi kapja e pozitave të larta në Kosovë, përmend edhe mafian

Para se të angazhohej në politikë kryesisht në Lëvizjen Vetëvendosjen, Avni Zogiani ishte gazetar hulumtues.

E kishte themeluar e drejtuar për një kohë të gjatë organizatën “Çohu!”. Sot është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje që pritet të vije në pushtet. Si një ish-gazetar, Zogiani ka shpjeguar nga përvoja e tij se si filloi kapja e pozitave më të larta në shtet, kryesisht nga partitë me rrënjë nga UÇK-ja, por pa e lënë anash këtu edhe LDK-në të themeluar nga kundërshtari i tyre më i madh politik, Ibrahim Rugova.

Zogiani që tashmë është në poltikë thotë që punësimet partiake e familjare në Kosovë knë mbërritur deri në nivelin sa mund të konsiderohen mafioze.

“ Unë do të kisha dalluar në dy llojë të punësimeve qoftë partiake apo punësimeve me kriter të cilat jo domosdoshmërisht sjellin njerëz të partisë. Në rast që një kandidat i përmbush kriteret ka kompetencë nuk duhet me qenë penalizim që i takon partisë politike unë mendoj që nuk trajtohen mjaftushëm, familjarët direkt poltik janë të përfshirë në këto poste politike, janë futur në vende të ndryshmë në sektorin publik e kanë shëndërruar sektorin publik si një kozanov së një familje e madhe e cila punon me qëllime më të ngushta se sa vetë partia”, është shprehur Zogiani

Ai përmend edhe familjet kosovare që u përfshinë në këtë sistem si të “kozanostra-s”.

Nga Thaci ka plot njerëz të tijë të familjes që janë në sektorin publik, të gjithë, Haradinaj, Veseli kanë kushërirë të afërt që në vende të rëndësishme kanë intervenime të tilla, bile edhe në sektorin privat që përkatësisht në kompani të cilat kanë varësi direkte nga sektori privat marrin pjesë në tender publik”, ka shtuar Zogiani.

Punësimet me diktat të partisë, në Republikë tashmë janë diçka që nuk i është shmangur asnjë parti. Madje as Vetëvendosje, që pritet që të vijë në pushtet. Ajo që mund të thuhet pa pasur frikë që dikujt i hyhet në hak është që plaçkitja e shtetit me punësimin e armatës së militantëve ka vazhduar, dhe pritet të vazhdojë edhe gjatë/InsajderiInDoks