Zyrtari LDK-së – Kurtit: Ti mund t’i marrësh 500 mijë vota, por je i paaftë të qeverisës

Zyrtari LDK-së – Kurtit: Ti mund t’i marrësh 500 mijë vota, por je i paaftë të qeverisës

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi, ka thënë se Albin Kurti mund t’i marrë 500 mijë vota, por mbetet i njëjti “I paaftë për të qeverisur”.

Ky reagim i tij erdhi, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mëngjesin e së shtunës reagoi në Facebook duke thënë se “80 vota për Vjosa Osmanin apo 500 mijë për Vetëvendosjen në kutitë e votimit”.

“Ti prap improvizon diçka sa për t’u viktimizuar, gjen dhe shpall një fajtor, dhe vrap dezerton nga ajo çfarë të dhanë votuesit, besimin për të qeverisur ashtu siç iu premtove”, tha Dushi.

Gjatë së premtes ka pasur situatë dramatike në Kuvendin e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje kërkonte që të inicionte propozim-ndryshimin e ligjeve të zgjedhjeve.

Kjo u kundërshtua ashpër nga opozita PDK-LDK-AAK. /Insajderi.com