Zyrtari serb aksionin e Policisë në veri e lidh me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Zyrtari serb aksionin e Policisë në veri e lidh me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Kryetar i Komitetit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun, thotë se shqiptarët janë duke zgjedhur me kujdes momentin e veprimit brutal në veri të Kosovës, që, sipas tij, janë duke dërguar një mesazh se nuk duan vazhdimin e dialogut dhe se qëllimi i tyre është për të provokuar Serbinë për veprim të armatosur.

Drecun e ka quajtur aksionin kundër grupeve kriminale një përdorim brutal të forcës dhe një provokim për reagim të Serbisë.

Ai ka shkuar edhe më tej se kjo do të ishte një arsye që të mos vazhdonte dialogu dhe të justifikonte bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

“Ky përdorim brutal i forcës është provokim në të vërtetë, tregon dëshirën e shqiptarëve për të sfiduar grindjet e popullit serb në veri të Kosovës dhe për të provokuar reagimin e armatosur të Serbisë, atëherë nuk do të transferohej përgjegjësia për të mos pasur një vazhdim të dialogut mbi Serbinë dhe për të krijuar kushte për justifikimin e shpalljes së bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Drecun për RTS me rastin e veprimit të ROSU në veri të Kosovës.