Milovan Drecun, kryetar i Komisionit për Kosovën në Serbi, po thotë se “Shqipëria e Madhe”, është në proces.
Ai shtoi se shumë shpejt pritet edhe bashkimi i kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Kjo është joformale, por praktikisht është fshirë kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo tregon konceptin e Shqipërisë së Madhe, për ta modeluar bashkimin e territorit, dhe gjithashtu Edi Rama tha se do të bëjë të njëjtën me Maqedoninë”, thotë Drecun, transmeton Insajderi.
Sipas tij dialogu ndërmjet Kosoës dhe Serbisë nuk do të vazhdojë pa tërheqjen e vendimit për taksën 100%.
“Ne kemi disa moment që tregojnë se ky vit mund të jetë pikë kthese për zgjidhjen e problemit të Kosovës”, tha tutje ai.
“Shqiptarët do të përpiqen ta sjellin temën e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit”, përfundoi Milovan Drencun.
Reagime të ashpra ka pasur nga Serbia, pas heqjes së kontrollit në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. /Insajderi.com