
Sot zyrtarisht ka nisur fushata zgjedhore për balotazhin e 14 nëntorit.
Raundi i dytë do të zhvillohet në 21 komuna.
Fushata do të zhvillohet për pesë ditë, deri më 12 nëntor.
13 nëntori do të jetë heshtje zgjedhore.

Ilustrim
Zgjedhjet e raundit të parë u mbajtën më 17 tetor.
Partia Demokratike e Kosovës fitoi 4 komuna pa balotazh, ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës 2.
Partia në pushtet; Lëvizja Vetëvendosje nuk e arriti asnjë fitore pa balotazh.
Por, është në balotazh në 12 sosh. /Insajderi.com