Zyrtarit serb i ndalohet hyrja në Kosovë – “nuk mund të silleni si në bahçe të babës”

Zyrtarit serb i ndalohet hyrja në Kosovë – “nuk mund të silleni si në bahçe të babës”

Dushan Kozharev, zëvendësdrejtori i të ashtuquajturës Zyrës serbe për Kosovën, nuk është lejuar të hyjë në Kosovë.

Kjo pasi i njëjti nuk ka njoftuar qeverinë për vizitën e tij në Kosovë, shkruan Insajderi.

“Nëse do ta bënte një gjë të tillë, Qeveria e Kosovës do ti jepte leje. Rrjedhimisht do ti ofronim edhe sigurinë e nevojshme”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

“Zyrtarët serbë nuk mund të vizitojnë Kosovën pa respektuar marrëveshjen e Brukselit. Nuk mund të sillen si në bahçe të babës”!/GazetaInsajderi/