Zyrtarizohet aderimi i Haki Abazit në Vetëvendosje

Zyrtarizohet aderimi i Haki Abazit në Vetëvendosje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka zyrtarizuar aderimin e analistit politik Haki Abazit në partinë e tij, shkruan Insajderi.

Kurti, përmes një fotografie në rrjetin social Facebook, ka thënë se njohuritë e gjera dhe eksperienca zhvillimore e Hakiut në Kosovë dhe vende të ndryshme nëpër botë, e bëjnë atë një vlerë të shtuar në Lëvizje.

“Hakiu njihet, në mes tjerash, për përkrahjen e tij të vazhdueshme në themelimin e dhjetëra organizatave në Kosovë që promovojnë filantropinë, zhvillimin e qëndrueshëm, ide ndërmarrëse inovative, lirinë e mediave, luftën kundër korrupsionit, dhe qeverisjen e përgjegjshme. Ai ka jetuar e punuar në 120 shtete të botës në këto 20 vitet e fundit.

Me Hakiun në Lëvizje, ndryshimet e domosdoshme në shtetin tonë po bëhen edhe më të afërta edhe më të lehta. Do të ecim bashkë drejt zgjerimit të mëtutjeshëm dhe fitores së pashmangshme”, ka shkruar Kurti.

Lajmin për aderimin e Haki Abazit në Lëvizjen Vetëvendosje, e ka konfirmuar për Insajderin, më herët deputetja e kuvendit nga radhët e kësaj partie, Albulena Haxhiu./ Insajderi.com