Zyrtarja e shtetit me Covid-19 thotë se nuk u trajtua mirë nga institucionet përgjegjëse

Zyrtarja e shtetit ka treguar se është e identifikuar me coronavirus, por nuk është trajtuar mirë nga institucionet përgjegjëse.

Zyrtarja e shtetit me Covid-19 thotë se nuk u trajtua mirë nga institucionet përgjegjëse

Sekretarja në Ministrinë e Pushtetit Lokal, Rozafa Ukimeraj, ka thënë se është identifikuar me COVID-19.

Në një postim në Facebook, ajo ka shkruarse testin e ka bërë në Maqedoninë e Veriut pasi nëKosovë nuk është trajtuar dinjitetshëm.

“Unë sot kam rezultuar pozitiv me virusin Corona. Unë jam në vetizolim që nga dita e hënë dhe po ndiehem mirë me shëndetin. Po shpresoj se do t’ia tejkaloj edhe këtë sfidë. Edhe pas shumë përpjekjeve, unë nuk arrita të trajtohesha dinjitetshëm nga institucionet shtetërore, prandaj testimin e kam kryer në Maqedoninë Veriore”, ka shkruar Ukimeraj.

Poashtu, ajo ka apeluar tek ata që kanë pasur kontakte me të që të bëjnë kontrolle mjekësore pasi nuk beson se do të kontrollohen nga institucionet përgjegjëse.

“Të gjithë ata që kemi pasur kontakte, ju lutem, bëni kontrolle mjekësore, meqë nuk do të kontrolloheni nga ndonjë institucion përgjegjës”, ka përfunduar reagimi i saj në Facebook. /Insajderi.com/