​BE do t’i japë 400 milionë euro nismës së OBSH për të blerë vaksinën anti-COVID’19

​BE do t’i japë 400 milionë euro nismës së OBSH për të blerë vaksinën anti-COVID’19

Komisioni i Bashkimit Evropian ka bërë të ditur sot se do t’i japë 400 milionë euro nismës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të blerë vaksinën anti-COVID’19, njofton Insajderi.

Siç njoftohet, një iniciativë e quajtur COVAX planifikon të blejë dy miliardë vaksina të mundshme, nga prodhues të shumtë, deri në fund të vitit 2021.

KE po negocion blerjen e një vaksine me disa kompani farmaceutike në emër të 27 vendeve anëtare dhe ka njoftuar javët e fundit se qeveritë anëtare nuk mund të sigurojnë vaksina paralelisht.

“Sot, Komisioni njoftoi se do të paguajë 400 milionë euro COVAX për blerjen e përbashkët të vaksinave të ardhshme, për përfitimin e vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme,” tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Komisioni shtoi në një deklaratë se ishte i gatshëm, së bashku me anëtarët e tjerë të BE, “për të ndarë ekspertizën dhe burimet brenda COVAX për të përshpejtuar zhvillimin dhe për të rritur prodhimin e vaksinave për qytetarët në të gjithë botën, në vendet e varfra dhe të pasura”. /Insajderi.com