Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar për marrëveshjen e Uashingtonit.
Ish-kryeministri ka dhënë kritika për delegacionin e Kosovës pasi sipas tij kanë treguar komoditetit në Shtëpinë e Bardhë, duke menduar që “do të fitojnë më shumë”.
“Logjika jonë ka qenë e komoditetit dhe kënaqësisë thuajse ne po marrim më shumë se sa na takon. Marrëveshja në Uashington është e njohur si materie e trajtuar më herët dhe është një hap përpara, pasi që po ndodh diçka në tavolinë ndërmjet Kosovës dhe Serbinë”, tha ai në Debat Plus.
Haradinaj ka komentuar edhe çështjen e Ujmanit, pasi nga subjekti i tij politik kanë thënë se “ai shpëtoi liqenin e Ujmanit”.
“Ne e kemi ditur se është e rrezikshme ndarja e Ujmanit. Kjo na ngjalli ta rritim vigjilencën në pikën rreth Ujmanit. Dokumenti është punuar disa herë. Versioni parë dhe i fundit është nisja dhe arritja. Aty ka ndryshuar gjuha, pasi nuk përmendet Republika, as e Kosovës dhe as e Serbisë. Unë nuk kam qenë optimist se do të mbetet pika dhjetë”, ka thënë Haradinaj. /Insajderi.com