​Hyseni zhvillon dy takime në Francë – temë diskutimi dialogu me Serbinë

​Hyseni zhvillon dy takime në Francë – temë diskutimi dialogu me Serbinë

Koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, po qëndron në Francë në kuadër të angazhimeve për procesin e negociatave, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Hyseni ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar dy takime në Paris, ndërsa njëri prej tyre ka qenë me këshilltarin diplomatik të presidentit francez, Emanuel Macron.

Hyseni njoftoi se në këtë takim ka theksuar nevojën e pashmangshme se në procesin e dialogut duhet të jenë të përfshira Berlini, Parisi e Uashingtoni, si një formë e vetme e arritjes së marrëveshjes për normalizim raportesh me Serbinë, me njohje reciproke.

“Koordinimi me synimin që dialogu të marrë një dinamikë të re është imperativ. Theksova se nuk duhet të humbet koha e çmueshme, duke zvarritur procesin, por duhet shtruar pa u vonuar dhe pa zvarritje, për diskutim dhe akordim çështjen kryesore, marrëveshjen gjithëperfshirëse për njohje reciproke dhe normalizim midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Kjo mund të arrihet vetëm me përfshirjen dhe përkrahjen e drejtëpërdrjet dhe të koordinuar të trekëndshit Paris, Berlin, Uashington për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë të arrijnë një marrëveshje normalizimi, duke njohur njera tjetrën. E sigurova z. Adam se angazhimi konstruktiv i Qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës në këtë process është i vendosur”, ka shkruar Hyseni.

Ndërkaq, në një takim tjetër ai është pritur nga Frederic Mondoloni, drejtor për Evropë Kontinentale në MPJ të Francës. /Insajderi.com

Jam sot në Paris për të takime me zyrtarë të lartë të Francës për të biseduar rreth dialogut Kosovë Serbi që po…

Posted by Skender Hyseni on Friday, August 21, 2020