
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, ka vendosur që të thërrasë avokatin e Popullit, Naim Qelaj për të raportuar para deputeteve të këtij komisioni, raporton Insajderi.
Arsyeja e ftesës lidhet me ankesat që janë bërë për përzgjedhjen e zëvendësve të Avokatit të Popullit.
Anëtarët e komisionit u dakorduan që në fund të kësaj jave të raportojë në komision Avokati i Popullit dhe të kërkohet një opinion ligjor nga Kuvendi.
Më pastaj në bazë të nevojës do të ftohen për raportim edhe personat që janë ankuar lidhur me procesin e përzgjedhjes së zëvendësve të Avokatit të Popullit. /Insajderi.com