Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj, deklaroi sot se është detyrë e të gjithëve që t’ua ofrojmë kujdesin e nevojshëm në mënyrë që këta persona të gëzojnë mundësi të barabarta.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sindromës Doën, në një postim në Facebook Likaj shkruan se asnjëherë nuk do të ndalen, pasi që është detyrë e të gjithëve që t’i ofrojmë kujdesin e nevojshëm këtyre personave.
Lidhur me këtë ditë, kanë dhënë deklarata dhe kanë ofruar mbështetje edhe figura tjera politike të vendit, si kryeministri Hoti, Albin Kurti, Vjosa Osmani, Ramush Haradinaj etj./Insajderi.com