Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të enjten do të mbajë mot i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 e 2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës ndërmjet 10 e 12 gradë Celsius.
“Situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë ditëve vijuese”.
“Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit, ndërsa gjatë ditës parashihet mot kryesisht i vranët”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare./Insajderi.com