
Pas rreth shtatë orësh raportimi të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, para të zgjedhurve të popullit, për marrëveshjen e Uashingtonit dhe dialogun në Bruksel, ka përfunduar seanca plenare e ditës së sotme, njofton Insajderi.
Në fund të seancës nuk pati kuorum për të hedhur në votim rezolutën për dialogun.
Shefi i Grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh propozues i rezolutës, Rexhep Selimi, tha se kanë marrë edhe disa propozime të cilat do të merren parasysh dhe nesër kur pritet edhe të vazhdojë seanca e Kuvendit, kjo rezolutë të hidhet për votim. /Insajderi.com