​Quni: FSK-ja radhitet përkrah partnerëve strategjikë

​Quni: FSK-ja radhitet përkrah partnerëve strategjikë

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, në seancën e jashtëzakonshme për FSK-në, ka thënë se mundësia për të kontribuuar në kuadër të gardës kombëtare të Iowa-s është njëkohësisht një mundësi, por edhe detyrim për të vënë kontributin tonë në misionin e përbashkët për paqen dhe sigurinë botërore, njofton Insajderi.

Ai ka vazhduar tutje duke thënë se Ministria e Mbrojtjes si dikaster përgjegjës qeveritar për mbrojtjen e sigurisë sipas kërkesës së SHBA-së të adresuar përmes ambasadës amerikane në Prishtinë lidhur me bashkëzbarkimin në misione për ofrimin e mbështetjes për stabilitet rajonal dhe operacione paqëruajtëse ka konsideruar kërkesën dhe të njëjtës i është përgjigjur pozitivisht.

Quni tutje është shprehur se përkushtimi, integriteti dhe profesionalizmi i FSK-së po vlerësohet edhe në aspektin ndërkombëtar, andaj shtoi se ky është një momenti historik të cilën Kosova duhet ta shfrytëzojë.

Si rezultat i këtij vlerësimi ai ka kërkuar nga deputetët që të mbështesin këtë vendim të Qeverisë së Kosovës.

“Mundësia për të kontribuuar në kuadër të gardës kombëtare të IOËA-s është njëkohësisht një mundësi, por edhe detyrim për të vënë kontributin tonë në misionin e përbashkët për paqen dhe sigurinë botërore. Të nderuar deputetë, vendimi për t’iu bashkuar ushtrisë amerikane në misione paqeruajtëse ndërkombëtare është shprehje e përkushtimit të institucioneve të Kosovës për t’i kontribuuar paqes dhe sigurisë botërore. Prandaj,. Kërkoj nga ju që të miratoni vendimin e qeverisë së Kosovës për të mundësuar realizimin e dërgimit të përbashkët të kontingjentit të FSK-së në kuadër të gardës kombëtare të Ioëa-s”, tha ai./Insajderi.com