​Rrahje dhe kanosje, arrestohen 5 persona në Strellc të Epërm

​Rrahje dhe kanosje, arrestohen 5 persona në Strellc të Epërm

Pesë persona janë arreëstuar sot në fshatin Strellc të Epërm, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “lëndim i lehtë trupor” dhe “kanosje”, njofton Insajderi.

Policia kishte pranuar informatën se në këtë fshat të Deçanit, disa persona janë duke u rrahur, për çka kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Nga njësitë përkatëse të Policisë janë ndërmarrë masat e nevojshme të menjëhershme dhe katёr (4) personat e dyshuar nё kёtё rast janё arrestuar. Mё pas nga personi i dyshuar (familjar i tё dyshuarve tё tjerё) ёshtё kanosur viktima e rastit, ku Policia menjёherë ka arrestuar edhe kёtё të dyshuar pёr veprёn penale ‘kanosje’.

“Për rastin është informuar prokurori dhe me vendim të tij personat e dyshuar pёr veprat e lartcekura ndalohen për 48 orё. Hetuesit janë duke punuar në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti”, thuhet tutje në njoftimin e policisë. /Insajderi.com