Gjykata Supreme i ka dhënë të drejtë reformave në arsim të kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati.
Kështu ankesa e prindërve është hedhur poshtë, raporton Insajderi.
Vendimin e Supremes e konfirmoi edhe Kastrati në një përgjigje dhënë për Gazetën Online Insajderi.
“Po jam njoftuar nga Supremja për këtë vendim”, tha ai.
Kastrati në mandatin e tij të parë si kryetar kishte filluar reformat në arsim që përfshinë moslejimin e numrit të vogël të nxënësve nëpër shkolla – por bashkimin me shkolla të tjera dhe sigurim i transportit nga komuna.
Më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Çështje Administrative, i kishte dhënë përparësi prindërve.
Javë më parë kishte edhe incidente në këtë komunë – pasi prindërit nuk po e pranojnë këtë “reformë në arsim”. /Insajderi.com