Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot se UNMIK-u nuk do të tërhiqet nga Kosova, dhe se ai beson që Kosova nuk do të bëhet anëtare e Interpolit.
Ai tha për Tv Prva se nuk pret që SHBA të ndryshojë vendimin e saj për njohjen e Kosovës, por se kanë ndryshuar qëndrimin në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Kryediplomati serb ka folur edhe rreth formimit të ushtrisë së Kosovës
“Nga ana tjetër unë nuk pres të përfundojë kështu kur bëhet fjalë për të ashtuquajturën Ushtrinë e Kosovës. Nga ana tjetër shihni se reagimet janë të përmbajtura, por është e qartë se kjo do të shkaktojë shqetësime të mëdha “, tha Daçiq
Ai beson se këtë nëntor do të mbahet mbledhja e KS të OKB-së për Kosovën, pasi ajo kryesohet nga Kina, dhe një nga temat do të jetë formimi i ushtrisë së Kosovës.
“Besohet se formimi i të ashtuquajturës ushtri në fazën e ardhshme do të gjendet në mos pajtim në vendet anëtare të NATO-s, pasi kjo do të çojë në ndryshime në konfigurimin e pranisë së KFOR-it, e cila është paraparë me Rezolutën 1244”, tha Daçiq.
I pyetur për të komentuar deklaratën e ministrit Nenad Popoviq, i cili kërkoi pezullimin e negociatave të Brukselit në rast të formimit të Ushtrisë së Kosovës, Daçiq beson se askush nuk duhet të dalë me këto qëndrime derisa të konsultohet me presidentin Aleksandar Vuçiq, pasi ato janë çështje që bien në vijën e vendimeve më të larta shtetërore .
“Është e sigurt se Serbia nuk ka të drejtë të ndërpresë marrëveshjet e Brukselit. Serbia duhet të jetë konstruktive dhe të bëjë përpjekje maksimale për të udhëhequr dialogun, por ka kufijtë e saj që nuk mund të kalohen, që do të thotë se nëse nuk ka marrëveshje dhe kompromis dhe dëshirë për kompromisi, Serbia kurrë nuk do të jetë nën presion për të njohur Kosovën,”përfundoi Daçiq