
Një person është zhdukur në Prishtinë, njofton Insajderi.
Rastin në polici e ka paraqitur bashkëshortja e të zhdukurit.
Ajo ka raportuar tek policia se bashkëshorti i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Personi është i zhdukur që nga dita e djeshme.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera./Insajderi.com