Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka hapur ekspozitën me fotografi dhe video të titulluar “Faji i korrupsionit”, në kuadër të muajit kundër korrupsionit.
Ana Beckie, përfaqësuese nga Ambasada Gjermane në Kosovë, tha se korrupsioni nuk është diçka abstrakte, por diçka që dëmton jetën e qytetarëve.
“Na gëzon fakti që qytetarët kanë marrë pjesë në numër të madh, duke paraqitur kështu pasojat e korrupsionit në shoqëri. Falënderojmë KDI-në për organizimin e gjithë kësaj”, tha ajo.
Shefi i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, u shpreh se niveli i korrupsionit në Kosovë është shumë i lartë, duke shtuar se një dukuri e tillë është veshtarë edhe të luftohet.
“Ani pse institucionet janë të mobilizuara të luftojnë atë, korrupsioni është në nivel shumë të lartë. Shumë informacione rreth kësaj marrim nga KDI”, ka thënë ai.
Florent Spahija, zyrtar ligjor në KDI, ka thënë aktivitete të tilla, janë të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit.”Ky vit është shumë i rëndësishëm për ne.
Transparency international, e radhit Kosovën si vendi i 85 me 39 pikë për korrupsion. KDI inkurajon të gjithë qytetarët që të raportojnë korrupsionin. Për 1 vit kemi marrë rreth 100 lëndë të korrupsionit”, ka thënë ai.
Ai ka kërkuar nga qeveria që të shkarkojë të gjithë zyrtarët shtetërorë që janë të përfshirë në afera, e po ashtu ka kërkuar që të kthehet vëmendje tek kryeprokurori Aleksander Lumezi.
Në fund, janë shpërblyer edhe fituesit, duke u ndarë janë tri çmimet e para.