Banorët e Shipitullës akuzojnë Arben Gjukën se po e çon vendin drejt territ

Banorët e Shipitullës akuzojnë Arben Gjukën se po e çon vendin drejt territ

Kosova është në prag të një kolapsi energjetik me Korporatën e saj Energjetike e cila ka vetëm edhe dy javë rezerva të qymyrit për të prodhuar energji elektrike, kështu ka deklaruar sot Arben Gjuka, drejtori i KEK-ut.

Sipas Gjukës, Qeveria e Kosovës nuk mori vendim për të shpronësuar pronën private nga ku duhet të nxirret linjiti ka sjellë punën deri tek kjo krizë.

Por banorët e kësaj lagje kanë krejt një version tjetër. Ata për kolapsin energjetik e fajësojnë drejtorin e KEK-ut, Arben Gjukën, dhe dy ministrat, Blerand Stavileci dhe Ferat Shala.

Saim Krasniqi, përfaqësues i banorëve të fshatit Shipitullë, ka thënë për Insajderin se e gjithë kjo bllokadë ka ardhur nga drejtori i KEK-ut, i cili sipas Krasniqit ka mundësuar ndërtimin e shtëpive të reja dhe ka kontraktuar një kompani e cila favorizon shtëpitë spekulative.

Drejtori i KEK-ut tregon edhe sa ditë kemi rrymë: Pastaj kolaps

“Gjuka e ka kontraktuar një kopani private dhe krejt kjo kompani e ka blloku së pari janë lejuar me u ndërtuar nja 150 shtëpi spekulative, ajo kompania që është kontraktuar kinse për vlerësim dhe kinse me standarde evropiane, i ka favorizuar ndërtuesit spekulativ ndërsa i ka shkel banorët që kanë qenë aty të vërtet”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka fajësuar drejtorin e KEK-ut për kolapsin si dhe dy ministrat, Blerand Stavilecin dhe Ferat Shalën.

“Arben Gjuka është duke e bërë kolapsin së bashku me dy ministrat Blerand Stavilecin dhe Ferat Shalën”, ka thënë ai.

Krasniqi thotë se intervistën e Gjukës për ‘Reuters’ e ka quajtur mbi 75 për qind gënjeshtër, ai ka thënë se banorët kanë pasur një kërkesë sikurse lagjet e shpronësuara më herët, për të ia punësuar një person, çdo familje që i shpronësohet toka.

“Kërkesa e banorëve u kanë vetëm me u marrë punë ata që u hup vendin e punës, se ata i kanë punuar tokën e kanë pas fermën e vetme kujt të ja marrsh punën ja zëvendëson punën dhe hajt por s’kanë deshtë edhe pse, në tri lagje ma herët lagjen Shala, Berisha dhe Grajqevci që janë shpronësuar e kanë bërë këtë me punësim ndërsa në lagje tonë jo dhe tash”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi përfaqësues i kësaj lagje ka thënë se e din arsyeje se përse në lagjen e tij tashmë nuk mund ta plotësoj këtë kusht. Ai ka thënë për shkak se KEK-u punëson çdo herë kur ka zgjedhje, nga dy autobusë me punëtor që vijnë njëri nga Skenderaj dhe njëri nga Mitrovica.

Sfida e parë e Qeverisë së re: Si të kemi 24 orë energji elektrike 

“Kjo behët sepse në çdo zgjedhjet që mbahen në Kosovë sjellën një autobus punëtor një prej Skenderajt një prej Mitrovicës, e me na marrë neve s’ka ku i qon ata të Skenderajt dhe të Mitrovicës”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka ankesë edhe se shuma që është ofruar për shtëpitë e reja është më shumë se dyfishë për shtëpinë e atyre që kanë jetuar me vite aty./Insajderi.com