Afër vendit ku ka ndërruar jetë, Milot Bajrami si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur me 1 nëntor 2015, është kujtuar nga familjarët dhe nga shoqëria e tij, të cilët kanë vendosur kurora lulesh dhe ndezur qirinj.
Burimi i fotografisë: Agan Kosumi/ InsajderiMikja e të ndjerit Renea Behluli, e cila ka qenë e pranishme më të ne veturë kur ka ndodhur aksidenti, ka thënë se sot janë mbledhur për të kujtuar Milot Bajramin si dhe për “për të kujtuar Milin, për t’i kujtuar qytetarët se rasti në gjykatë ende nuk është zgjidhë.”, raporton Insajderi.com.
“Është shumë edhe koha po kalon, kësi shenja të vogla nëse bëjmë, ndoshta mundemi me mbajt gjallë si kujtim”, ka thënë Rene Behluli gjatë kujtimit të vdekjes së mikut të saj Milot Bajramit.