Lemza mund të mos jetë gjëja më e keqe që mund të shkaktojë pirja e tepërt e alkooli, por ajo mund të jenë shqetësuese dhe të papërshtatshme, veçanërisht nëse jeni jashtë qytetit, me shoqëri ose me kolegët e punës.
Për të kuptuar me të vërtetë pse pirja e alkooli shkakton lemzën, fillimisht duhet të dini se çfarë është lemza, shkruan Health Line, transmeton Insajderi.
Lemza është një tkurrje e fortë e diafragmës – një muskul që është nën mushkëritë tuaja dhe ndanë barkun nga gjoksi. Sa i përket asaj që i shkakton ato tkurrje, ekspertët ende nuk janë plotësisht të sigurt.
Pavarësisht nga shkaku themelor, alkooli është një shkas i njohur i lemzës për disa arsye.
Së pari, gjithçka që bën që stomaku juaj të shtrihet, mund të shkaktojë lemzën. Kjo përfshin pirjen e gjithçkaje, por veçanërisht të birrës dhe pijeve të gazuara
Stomaku qëndron poshtë diafragmës tuaj në anën e majtë. Është e mundur që kur stomaku juaj të shtrihet, ai shtyp ose irriton diafragmën tuaj, duke shkaktuar lemzën.
Nëse po flisni ndërsa pini me miqtë, mund të jeni duke gëlltitur ajrin ose duke ngrënë dhe pirë shumë shpejt, gjë që gjithashtu mund të shkaktojë shtrëngimin e stomakut tuaj.
Alkooli gjithashtu irriton sistemin e tretjes, përfshirë ezofagun tuaj, i cili gjithashtu mund të shkaktojë lemzën dhe të rrisë prodhimin e acidit, i cili mund të çojë në refluks adici, i cili po ashtu shkakton lemzë. /Insajderi.com