104-vjecarja thotë se kjo është e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund pandemisë

104-vjecarja thotë se kjo është e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund pandemisë
Burimi i fotografisë: AP

Një grua rumune 104-vjeçare ka marrë dozën e dytë të vaksinës COVID-19, duke u bërë personi më i moshuar në kryeqytetin e Rumanisë në Bukuresht që është inokuluar plotësisht kundër sëmundjes, shkruan NY Post, transmeton Insajderi.

E shoqëruar nga të afërmit që e ndihmuan atë në Pallatin e Fëmijëve të Bukureshtit, Zoea Baltag, e lindur në vitin 1916, mirëpriti dozën e saj të dytë të vaksinës Pfizer dhe deklaroi se kjo është mënyra e vetme për të luftuar pandeminë.

“Një vaksinë është mënyra e vetme për të hequr qafe këtë virus”, tha ajo.

Pandemia e kishte detyruar të moshuarën – mbesa e të cilës është mjeke dhe e bindi atë të vaksinohej – të kalonte një vit duke u distancuar fizikisht nga të afërmit e saj të ngushtë. /Insajderi.com