21 vjeçarja vdes si pasojë e COVID-19 në QKUK

21 vjeçarja vdes si pasojë e COVID-19 në QKUK

Si pasojë e COVID-19 një 21 vjeçare ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar gazetarja e shëndetësisë, Jehona Zhitia, raporton Insajderi.

“Ajo që sa ditë luftojë me sëmundjen COVID 19, në gjendje të rendë në mjekimin Intensiv në QKUK”, ka shkruar Shitia.

Virusi korona ia paska marr jeten edhe Valbona Fejzullahut 21 vjeç😔
Ajo qe sa dite luftoj me semundjen COVID 19, ne…

Posted by Jehona R. Zhitia on Tuesday, 23 March 2021

Ndërsa, në Spitalin e Gjilanit gjatë njëzetekatër orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe tre persona të tjerë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, të hënën ka raportuar për 16 viktima të reja.

Ditëve të fundit janë shtuar infeksionet me COVID-19, për këtë institucionet kompetente kanë kërkuar nga qytetarët që të respektojnë kufizimet anti-COVID. /Insajderi.com