Kanë mbetur të lënduar mbi 30 persona nga shpërthimi i një bombole gazi në një restorant në Ferizaj. Nga njoftime e para zyrtare dihet vetëm numri i të lënduarve, jo edhe shkaku i shpërthimit të bombolës. Gjithashtu, policia nga rajoni i Ferizajt i kanë thënë Gazetës Online Insajderi se shtatë nga të lënduarit janë në gjendje më të rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në QKUK.
🕒 (E përditësuar 15:37)
Ka shkuar në 31 numri i të lënduarve si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në Ferizaj, ka thënë për Gazetën Online Insajderi major Qazim Reka.
Reka tha se shtatë nga të lënduarit janë në gjendje më të rëndë dhe janë dërguar për në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
24 të lënduar nga shpërthimi i bombolës në Ferizaj
24 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një restorant në Ferizaj, njofton Insajderi.
Dy nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.
Akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit./Insajderi.com