Erdogan konfirmon se Kosova u bë vegël e tij

Erdogan konfirmon se Kosova u bë vegël e tij

Presidenti i Turqisë Recep Taip Erdogan, ka konfirmuar planin fshehtë të Agjencisë së Inteligjencës së Turqisë dhe asaj të Kosovës të realizuar një ditë më parë, shkruan Insajderi.

Erdogan gjatë ditës së sotme ka konfirmuar se Agjencia e Inteligjencës së Turqisë ka planifikuar kapjen e gjashtë përfaqësuesve të lëvizjes ‘FETO’ dhe se për këtë i ka dal në ndihmë Agjencia e Inteligjencës Kosovare (AKI), madje asaj i është lejuar edhe zhvillimi i operacionit.

“Së fundmi, Agjencia jonë Kombëtare e Inteligjencës, në bashkëpunim me Inteligjencën e Kosovës, kapën gjashtë përfaqësues të lartë të ‘FETO’-s në Ballkan, i sollën dhe ua dorëzuan organeve policore. Ne kemi thënë se ata do të ikin, kurse ne do t’i ndjekim dhe sjellim këtu me lejen e Zotit kudo që gjenden. Do të kërkojmë llogari”, ka thënë Erdogan.

Në këtë mënyrë Erdogan ka konfirmuar përfshirjen e shërbimit sekret turk në Kosovë, në mënyrë të paligjshme. Atyre madje u është krijuar gjithë infrastruktura përfshirë edhe lejimin në operacion si dhe ardhjen e një aeroplani të paautorizuar.

Lidhur me këtë çështje bashkëshortja e njërit prej gylenistëve të arrestuar, ka deklaruar për Euronews se burri i saj nuk ishte arrestuar nga policët kosovarë. Ajo thotë se bashkëshorti i saj u arrestua nga shërbimi sekret i Turqisë.

“Policia nuk na ka dhënë asnjë informacion. Ata nuk ishin policë të Kosovës por njerëz të shërbimit sekret turk”, shpjegon ajo.

Gruaja e Gylenistit: Policët që arrestuan burrin tim nuk ishin shqiptarë

Deri më tani nuk dihet ende zyrtarisht nëse janë deportuar gjashtë anëtarët e lëvizjes ‘FETO’. Avokati i gylenistëve, Leutrim Syla ka thënë gjatë ditës së sotme për Insajderin se nga Zyra e Kryeministrit iu është thënë se gylenistët janë deportuar.

Familjarët dhe avokati shprehën të bindur se deportimi i tyre nuk ka ndodhur ende. Ata thonë se janë të sigurt se të arrestuarit gjendën ose në Aeroportin “Adem Jashari” ose në ambasadën turke.

Ambasada turke ia komplikon qeverisë kërkimin e gylenistëve

Insajderi më herët kishte publikuar bisedën e shkurt me avokatin Leutrim Syla i cili kishte thënë se nga Qeveria e Kosovës iu ishte thënë se aeroporti “Adem Jashari” ishte kontrolluar por nuk ishte gjetur gjë, ndërsa kontrolli në ambasadën turke është më i komplikuar dhe nuk është bërë ende./Insajderi.com

Avokati tregon kërkimin e qeverisë në aeroport për gjashtë gylenistët