Një lidhje e shëndoshë romantike duhet të përshijë më shumë se sa intimiteti seksual. Të gjithë duan të kenë një marrëdhie të shendetshme, mirëpo për të arritur këtë duhet maturi, kompromise dhe shumë komunikim, raporton Pinkvilla, shkruan Insajderi.
Më poshtë po radhisim llojet e intimitetit që ndikojnë në mirëqenien mes partnerëve.
Intimiteti fizik – Kjo nuk duhet me patjetër të nënkuptoj seksin. Prekja e duarve, përqafime të ngrohta, mbështetje, e të tjera janë jashtëzakonisht të rëndësishme për një lidhje të qëndrueshme.
Shpritëror – Nuk keni nevojë të besoni në zotin e njejtë. Mirëpo të komunikoni nevojat shpirtërore, të jeni të vërtetë me njëri tjetrin është vërtetuar të ju afroj në nivel spiritual.
Emocional – Nëse pas një grindje apo argumenti ju vazhdoni të flisni normalisht, pa mbajtur inate, tregon që ju jeni të afërt në këtë aspekt dhe konfliktet e zakonshme nuk do të jenë arsye për ndarje.
Intelektual – Parnerët duhet të respektojnë ndjenjat dhe nevojat e njëri tjetrit. Mirëpo askush nuk është i aftë të lexojë mendje. Duhet të krijoni ambient të besueshëm që partneri të ndihet i lirë të shprehet.
Rekreacional – Një marrëdhënie e shëndetshme, përfshin më shumë se dhoma e gjumit. Gjeni pasione të përbashkëta. Ndonjë film, libër, serial apo lojë që mund të e shijoni se bashku i bëjnë mirë lidhjes./Insajderi.com