Tregon imunitetin kundër koronavirusit, zbulohet testi që mund të bëhet edhe vetë në shtëpi

Tregon imunitetin kundër koronavirusit, zbulohet testi që mund të bëhet edhe vetë në shtëpi

Koronavirusi ka vrarë mbi 100 mijë njerëz në mbarë botën dhe ka infektuar mbi 1.7 milionë të tjerë. Ndërkohë që ekspertët dhe shkencëtarët kanë punuar për vaksinën kundër virusit prej kohës kur shpërtheu në Kinë, ende nuk është prodhuar ilaçi që vret virusin.

E nga ana tjetër izolimi i botës mbarë si shkak i Covid-19 po godet fortë ekonomitë e vendeve më të fuqishme, shkollat janë mbyllur, fabrikat dhe kompanitë e ndryshme gjithashtu duke krijuar një situatë aspak të zakonshme e mjaft të vështirë.

Por sa i përket vaksinës mes shumë testesh që po provohen njëkohësisht po pritet një testim i shpejtë, i cili premton se mund të tregojë brenda pak minutash nëse një person është me Covid-19 apo ajo.

Nëse ky test verifikohet si efektiv do të ishte edhe zgjidhja e duhur për të nxjerrë vendet më të goditura nga kjo situatë kaotike. Pra të gjithë ata persona që do të rezultonin negativ në testin e shpejtë të Covid-19 do ta kishin më të lehtë t’i riktheheshin punës së tyre.

Tashmë në Britaninë e Madhe institucionet do të qartësojnë gjatë kësaj jave kriteret e aprovimit të kompanive që po propozojnë këtë test të shpejt, dhe vetë qeveria britanike ka deklaruar se do të ishte e gatshme ta blinte për 17 milionë dollarë nëse miratohet.

Megjithashtë sipas mediave të huaja mësohet se testimet e zhvilluara deri më tani nuk kanë dhënë rezultatin e pritur, me një nivel të lartë të gabueshmërie.

“Për momentin po veprojmë qorrazi”, thotë Brigette Bard, drejtuese e kompanisë BioSure.

“Në koronaviruse të tjera, si gripi, njëherë që personi krijon antikorpet, merr një imunitet natyral ndaj virusit. Kjo nuk është ene provuar tek VOVID-19, por unë do të habitesha shumë sikur mos të ndodhte e njëjta gjë”, shprehet Doris-Ann Williams, liderja e Shoqatës Britanike së Diagnostikimit në Vitro.

Ndërkohë mënyra sesi realizohet ky test është mjaft i thjeshtë, i zhvilluar nga kompania BioSure. Mjafton të marrësh pak gjak nga një pickim në gishtin e dorës, dhe mund të kryhet në shtëpi. Madje rezultati mund të verifikohet edhe nga vetë personi që testohet.

“Duam të dimë se sa është pragu i saktësisë që entet rregullatore do të vendosin për këto testime”, ka thënë drejtuesja e BioSure, Brigette Bard.