Kance" />

Dialogu: Nga Zyra e Kryeministrit thonë se Kosova ka kontakte të rregullta me Gjermaninë

Dialogu: Nga Zyra e Kryeministrit thonë se Kosova ka kontakte të rregullta me Gjermaninë

Nga Zyra e kryeministrit janë deklaruar se Kosova ka kontakte të rregullta me Gjermaninë sa i përket dialogut.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, ku temë kryesore do të jetë Kosova.

A do të zhvillojë, kancelarja Merkel, bisedë telefonike edhe me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti?

Për këtë, këshilltari për media, Xhavit Beqiri, ka thënë për Gazetën Online Insajderi se Kosova ka kontakte te rregullta me Qeverinë gjermane dhe se agjendat e Kosovës dhe Serbisë nuk janë të përbashkëta.

“Ne kemi kontakte të rregullta me Qeverinë gjermane, agjenda jonë nuk është e njëjtë me atë të Serbisë”, tha ai.

Kujtojmë se më 4 shtator në Uashington do të zhvillohet takimi në mes Kosovës dhe Serbisë nën administrimin e të dërguarit special amerikan për dialgoun, Richard Grenell.

Gjermania ka qenë vazhdimisht e implikuar në çështjen e shtetësisë së Kosovës. /Insajderi.com