Ka prova të reja që marrja e mjaftueshme e vitaminës D ofron mbështetje të konsiderueshme në mbrojtjen e individëve të shtruar në spital të infektuar me Covid-19.
Studiuesit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Bostonit (BUSM) analizuan të dhënat nga 235 njerëz që u pranuan në spital me Covid-19. Ata zbuluan se pacientët më të vjetër se 40 vjeç kishin 51.5 përqind më pak të ngjarë të vdisnin nga infeksioni nëse kishin një nivel të mjaftueshëm të Vitaminës D, të cilën ata e përcaktojnë si të paktën 30 ng / ml, shkruan Forbes, transmeton Insajderi.
“Ky studim ofron prova të drejtpërdrejta se nivelet e mjaftueshme vitaminës D mund të zvogëlojë ndërlikimet, përfshirë stuhinë e citokinës ( lëshimi i shumë proteinave në gjak shumë shpejt) dhe përfundimisht vdekja nga Covid-19”, thotë autori kryesor i studimit, Dr. Michael F. Holick.
Dr. Holick publikoi një studim të veçantë kohët e fundit që zbuloi se niveli i mjaftueshëm i vitaminës D mund të zvogëlojë rrezikun e kontraktimit të Covid-19 me 54 përqind.
Ai gjithashtu beson që të kesh nivele adekuate të vitaminës D ndihmon në largimin e viruseve të tjera që shkaktojnë sëmundje të traktit të sipërm respirator përfshirë gripin. /Insajderi.com