Merrni telefonin edhe kur shkoni në tualet? Ide aspak e mirë!

Merrni telefonin edhe kur shkoni në tualet? Ide aspak e mirë!

Tani që teknologjia përshkon çdo pëllëmbë të jetës sonë, është e vështirë të lëmë telefonat pas, përfshirë kur bëjmë dush, banjë ose shkojmë në tualet.

Një studim i Verizon i kryer në vitin 2015 zbuloi se pothuajse 90% e njerëzve marrin telefonat e tyre në banjë. Me fjalë të tjera, ju jeni pakica nëse nuk e bëni këtë. Por një numër ekspertësh këshillojnë kundër këtij veprimi. Jo vetëm që mund ta vini veten në rrezik fizikisht, por nëse mbani telefonin non-stop në dorë mund të ndikojë në mënyrë të dëmshme në shëndetin mendor.

Vetë telefonat mbajnë shumë baktere. Fakti argëtues: hulumtimi zbuloi se ata janë ambienti i 10 herë më shumë baktereve se guacat e tualetit.

Por marrja e tyre në banjë mund të grumbullojë numrin e baktereve. “Shumë sipërfaqe të banjos, të tilla si urinalet, kapakët e tualetit, dorezat, lavamanët dhe rubinetat, janë të mbuluara me mikrobe dhe rreziku i ndotjes bëhet më i madh,” shpjegoi mikrobiologu Jason Tetro.

Shumë baktere janë të padëmshme, por disa mund të jenë të këqija. Për shembull, bakteret fekale mund të transferohen midis sipërfaqeve. Viruset mund të pasojnë, potencialisht duke shkaktuar helmim ose virozë. Shqetësimet e stomakut mund të ndodhin gjithashtu nga E.coli dhe bakteret shigella – të dyja këto mund të gjenden në telefonin tuaj. Dhe transferimi i disa baktereve nga telefoni  në fytyrën tuaj mund të rezultojë në probleme të lëkurës.

Ka pak dëshmi për të provuar se njerëzit janë sëmurë nga telefonat e tyre, por pajisja është një hapësirë mjaft ideale për bakteret që të lulëzojnë. Siç tha Dr. Ron Cutler për Metro: “Telefonat nxehen pak, duke i dhënë baktereve një ambient të këndshëm dhe të ngrohtë”.

Përveç rreziqeve shëndetësore, avulli dhe lagështia mund të dëmtojnë telefonin tuaj. Megjithëse disa pajisje moderne janë të papërshkueshme nga uji, Google këshillon t’i mbani telefonat e saj larg ujit ose avullit.

Ashtu si me shumicën e gjërave në jetë, nuk ka asnjë garanci që marrja e telefonit tuaj në banjë do të rezultojë në dëmtim të tij ose juve. Por nëse doni të qëndroni të sigurt, është më mirë të shmangni rrezikun. /Insajderi.com

Burimi: Bustle