Recetë për sardele të skuqura me domate dhe majdanoz

Recetë për sardele të skuqura me domate dhe majdanoz

Peshku është një prej llojeve të mishit që konsiderohen prej më të shëndetshmeve por edhe të domosdoshëm për një dietë të pasur.

Receta që do të ndajmë me ju, përpos që do të ju ofrojë një zgjidhje të shpejtë për ditë kur doni të hani shëndetshëm e shijshëm, do të mund të kombinoni me ushqime të tjera dhe ta shtoni në menunë tuaj të ushqimeve të lehta.

Përbërësit

1 kg sardele

100 gr thërrime buke të thekur

2 thelpinj hudhër

2 vezë

1 limon

1 tugë majdanoz

2 domate të thara në vaj

Vaj

Kripë

 

Përgatitja

Për të përgatitur këtë recetë AgroWeb.org ju këshillon që të pastroni sardelet siç bëni zakonisht dhe lajini mirë me ujë të bollshëm.

Pastroni to nga koka dhe të brendshmet, duke i hapur në mes në formën e një flete, gjithashtu mundohuni të hiqni edhe halat që ndodhen në mes.

Pasi ti keni hapur si një fletë dhe t’i keni larë mirë me ujë, thajini dhe vendosini në një tavolinë pune.

Ndërkohë filloni të grini hollë hudhrën, majdanozin, domatet e thara dhe hidhini të gjitha në një enë për t’i përzier mirë.

Merrni një lugë të vogël dhe tek sardelet e hapura si një fletë dhe shtrojeni këtë masë që përgatitët në pjesën e brendshme të tyre.

Sipër vendosni një sardele tjetër po të hapur në mënyrë që të mbulojë mbushjen dhe ta mbajë atë në vend.

Hidhni vezët me pak kripë në një enë rrihini paksa ndërsa në një enë tjetër hidhni bukën e thekur të thërrmuar.

Më pas filloni të kaloni sardelet  e mbushura fillimisht në enën me vezë e më pas në atë me thërrime buke.

Bëjeni këtë me të gjitha sardelet tuaja dhe vendosini të skuqen menjëherë në një tigan të mbushur me  vaj nga 2 minuta në secilën anë.

Kur të marrin ngjyrë të artë kalojini në një pajtë të shtruar me letër në mënyrë që të përthithet vaji i tepërt e më pas mund t’i servirni duke i shtrydhur lëng limoni sipër./Insajderi.com

Burimi: Agroweb