Të gjithëve na ndodh të na ngulitet një këngë në mendje, e ta këndojmë gjatë gjithë ditës. Po çfarë po ndodhë kur dëgjoni një melodi, e cila në të vërtetë nuk po luan?
Mund të jetë sindroma muzikore e veshit (SMV), një çrregullim kur të duket se po dëgjon një këngë.
Nëse kjo po ju ndodh, ju mund të shqetësoheni se SMV mund të jetë një shenjë e hershme e demencës Megjithëse mund të jetë shqetësuese, sigurohuni që nuk është tregues i demencës – ka më shumë të ngjarë të jetë rezultat i humbjes së dëgjimit, njofton Insajderi.
Kjo është një gjendje që shkakton halucinacione dëgjimore muzikore, zakonisht në lidhje me dëmtimin e dëgjimit. Nuk është e pazakontë, por diagnostikohet rrallë. Duket se buron nga humbja e dëgjimit, por mekanizmi i saktë që qëndron pas SMV është një mister.
Truri mbledh informacion nga shqisat për t’ju ndihmuar të kuptoni botën. Kur shqisa e dëgjimit tuaj është e dëmtuar, truri nuk është i përgatitur që thjesht ta injorojë këtë shqisë. Pra, truri vazhdon të kërkojë të dhëna.
Duke marrë pak ose asgjë në këmbim, truri fillon të plotësojë vendet bosh duke përdorur atë që di tashmë për botën. Kjo mund të prodhojë një larmi tingujsh. Në rastin e SMV, truri zgjedh të plotësojë vendet bosh me muzikë.
SMV është e ngjashme me tinitusin në vesh, e cila prodhon tinguj kumbimi, gumëzhitje ose fërshëritje dhe lidhet gjithashtu me humbjen e dëgjimit.
Nëse besoni se mund të jeni duke përjetuar SMV, është e rëndësishme të shihni mjekun tuaj për të marrë diagnozën e saktë në mënyrë që të filloni trajtimin e duhur. Nuk ka asnjë terapi standarde për SMV, kështu që trajtimi vendoset sipas rastit tuaj.
Trajtimet mund të përfshijnë:
-aparate të dëgjimit,
– terapi kognitivo-bihejviorale,
– medikamente.
Burimi: Health Line