Efektet anësore që nuk i dinit për farat “chia”

Efektet anësore që nuk i dinit për farat “chia”

Farat “chia” janë të përdorura gjerësisht edhe në tryezat tona. Shumë njerëz i hedhin ato në ushqim, ëmbëlsira dhe pije.

Mirëpo para se të hidhni këto fara me grushte në ushqim, duhet të dini edhe disa efekte anësore që mund të ketë nga konsumimi i tepërt i tyre.

Probleme gastrointestinale

Në përgjithësi, farat chia janë të mira për sistemin tuaj të tretjes sepse ato kanë shumë fibra, thotë Zellner – por sasi e madhe mund të shqetësojnë stomakun tuaj. “Marrja e tepërt e fibrave ose marrja e përqendruar e fibrave mund, për disa të shkaktojë simptoma të tilla si fryrje të barkut, dhimbje barku, diarre, kapsllëk ose gazra”, shpjegon ajo. Nëse keni sëmundjen e Crohn ose Sindromën e Zorrës së Irritueshme, duhet të bëni kujdes të shtuar për të moderuar marrjen e farave chia, shton Zellner.

“Nëse jeni duke kërkuar për të trajtuar ose parandaluar kapsllëkun, filloni me një gjysmë lugë gjelle dhe vazhdoni me një sasi të tolerueshme mirë që ndihmon në lëvizjet tuaja të zorrëve”, këshillon Guízar.

Presion i ulët i gjakut / gjakderdhje

Farat Chia janë të stërmbushura me omega 3, të cilat janë acide yndyrore që mund të ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit ose probleme të zemrës. Një sasi shumë e tepërt e omega-3 mund të bëjë që gjaku juaj të hollohet pak, por Zellner thotë se kjo ka të ngjarë të paraqesë një problem nëse nuk jeni duke përdorur ilaçe për hollimin e gjakut ose keni presion të ulët të gjakut, njofton Insajderi.

Efektet në sheqerin në gjak

“Fibrat [në farat chia] mund të ngadalësojnë tretjen e ushqimit dhe thithjen e makroelementëve, duke përfshirë sheqernat (glukozën)”, shpjegon Guízar. “Kjo mund të inkurajojë rritje dhe ulje më të butë të sheqernave në gjak kur çiftëzohet së bashku me proteina dhe yndyrna të tjera”.

Kjo zakonisht mund të jetë një gjë e mirë, por nëse jeni duke marrë ilaçe për të kontrolluar sheqerin në gjak, Zellner këshillon të flisni me mjekun tuaj përpara se të shtoni këto fara në dietën tuaj.

Alergjitë

“Farat Chia janë në familjen e nenexhikut, kështu që njerëzit me alergji të njohura në farat e mentes, susamit ose mustardës duhet të jenë të kujdesshëm në lidhje me konsumimin e farave chia”, thotë Zellner. “Simptomat e alergjisë ushqimore mund të përfshijnë të vjella, diarre, kruarje të buzëve ose gjuhës, ose anafilaksi”.

Efektet e mundshme te personat shtatzënë

Farat chia konsiderohen të sigurta për shtatzëninë, veçanërisht sepse (me moderim) mund të lehtësojnë kapsllëkun. Por nëse nuk jeni mësuar të konsumoni ushqime që janë super të pasura me fibra, Zellner thotë të mbani mend se të qenit shtatzënë mund të vijë me disa ndryshime të sistemit të tretjes – kështu që shtatzënia mund të mos jetë koha më e mirë për të filluar eksperimentimin me këto fara. /Insajderi.com

Burimi: Bustle.com