Personi i arrestuar për vjedhjen e dy milionë eurove nga" />

Lladrovci sqaron se çfarë raporti kishte me të dyshuarin për vjedhjen e 2 milionëve nga shteti

I arrestuari si i dyshuar për vjedhjen e dy milionë eurove nga Dhoma e Thesarit dikur ishte drejtor në Drenas. Kryetari i kësaj komune thotë se në punë e kishin marrë meqë ai kishte përvojë në ministrinë e Financave. Më pas u largua për shkaqe personel. Anëtar i PDK-së nuk ishte asnjëherë. Kështu shpjegon Ramiz Lladrovci në Facebook.

Lladrovci sqaron se çfarë raporti kishte me të dyshuarin për vjedhjen e 2 milionëve nga shteti

Personi i arrestuar për vjedhjen e dy milionë eurove nga Dhoma e Thesarit, dikur punonte si drejtor i Departamentit për Buxhet dhe Financa në komunën e Drenasit.

Disa media kanë publikuar foto të të arrestuarit me kryetarin aktual të Drenasit, Ramiz Lladrovcit.

Prandaj ky i fundit e ka parë të nevojshme të sqarojë raportin që kishte me personin që po dyshohet se ia vodhi milionat shtetit të Kosovës.

“Lajm befasues se është paraburgosur ish drejtori i liruar nga departamenti i Buxhetit dhe Financave, për gati 9 muaj në komunën e Drenasit”, shkruan Lladrovci në llogarinë e tij në Facebook, njofton Insajderi.

“Puna e tij në komunën tonë, gjatë vitit 2018, ka qenë e lidhur me përvojën e tij në Ministrinë e Financave, ndërsa ndërprerja e marrëdhënies së punës në Komunë, ka qenë për shkaqe personale”, shpjegon Lladrovci.

“Fotografia ime e publikuar nëpër media bashkë me z. Gruda, është fotografi gjatë dëgjimeve buxhetore, pra, nuk është e lidhur me aktivitetet partiake”.

Lladrovci gjithashtu ka sqaruar se “lidhja e emrit të tij me punën në komunë gati nëntëmujore në Drenas dhe si anëtar i PDK-së, është e pavërtetë”.

“Nga dita e largimit të tij nga komuna, ai nuk kishte asnjë qasje profesionale as përgjegjësi”./Insajderi.com