Përveç alarmit të zgjimit, ju duhet edhe kalkulatori i gjumit

Përveç alarmit të zgjimit, ju duhet edhe kalkulatori i gjumit

Edhe pse ndryshimi i kohës është vetëm një orë, shumë prej nesh vërejnë se ndryshimi i orës ndikon shumë në gjumë.

Në një përpjekje për të trajtuar këtë, njerëzit e zgjuar në kompaninë “Hillary” kanë dalë me një makinë llogaritëse e cila punon saktësisht se në cilën orë ju duhet të shkoni në shtrat në varësi të orës që ju duhet të zgjoheni mëngjesin tjetër, njofton Insajderi.

Ne flemë në cikle 90-minutëshe dhe duhet të synojmë të kompletojmë pesë ose gjashtë nga këto cikle çdo natë.

Ndërsa ora shtesë do të thotë se ka të ngjarë të marrim një cikël shtesë, kjo mund të ngatërrojë trupat tanë dhe ata duhet të mësohen me gjumin shtesë – i cili nganjëherë na lë të ndihemi të plogësht.

Ekspertja e gjumit, Lucy Askew, thotë për Mirror Online: “Është shumë e rëndësishme të bëni një gjumë të mirë pasi kjo mund të ndikojë vërtet në funksionimin tuaj ditën tjetër. Gjumi i mirë ndihmon në produktivitetin tuaj, nivelet e përqendrimit dhe njohjen tuaj, kështu që prek pothuajse çdo aspekt të jetës”.

“Jo vetëm kjo, por gjumi mund të ulë rrezikun tuaj për gjëra të tilla si sëmundjet e zemrës, ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe është jetik për të mbështetur mirëqenien tuaj mendore”.

Që tani e tutje ju mund të kalkuloni kohën se kur duhet të flini bazuar në orën që duhet të zgjoheni në mëngjes. Klikoni KËTU që të keni qasje në kalkulator. /Insajderi.