3 pyetje që mund të tregojnë nivelin tuaj të intelektit brenda një minute

3 pyetje që mund të tregojnë nivelin tuaj të intelektit brenda një minute

Në vitin 2005, një psikolog Shane Frederick krijoi testin më të shkurtër për vlerësimin e intelektit. Ka vetëm 3 pyetje të cilave duhet t’u përgjigjeni sa më shpejt që të jetë e mundur, njofton Insajderi.

Këto janë pyetjet:

  1. Një raketë tenisi dhe një top kushtojnë 1 dollar dhe 10 cent së bashku. Raketa e tenisit është 1 dollar më e shtrenjtë se topi. Sa kushton topi?
  2. 5 makineri prodhojnë 5 detaje brenda 5 minutash. Sa minuta do të duhet që 100 makineri të prodhojnë 100 detaje?
  3. Po shihni zambakë uji që rriten në një pellg. Ata rriten mjaft shpejt duke dyfishuar zonën e shpërndarjes çdo ditë. Do t’ju duhen 48 ditë për të mbuluar pellgun plotësisht. Sa ditë u duhen zambakëve të ujit për të mbuluar gjysmën e pellgut?

Menduat mjaftueshëm? Keni përgjigjet?

Logical Critical Thinking Skills – Training Express

Ideja e testit është që përgjigjet e gabuara të vijnë në mendje së pari: 100 cent, 100 minuta, 24 ditë. Këto përgjigje më shpesh jepen nga njerëz me një mendim intuitiv, ndërsa ata me një lloj më të arsyeshëm të të menduarit japin përgjigje më të mira mesatarisht.

Nëse jo, ose nuk jeni të sigurt, më poshtë mund të zbuloni përgjigjet e sakta.

Premium Photo | Young russian natural girl pointing down

Përgjigjet:

  1. Përgjigja është 5 cent. Nëse topi kushton 10 cent, raketa do të kushtonte 1 dollar dhe 10 cent ndërsa kjo është sa kushtojnë të dy artikujt së bashku.
  2. Përgjigja është 5 minuta. Numri i makinerive nuk ndikon në sasinë e kohës së nevojshme për prodhimin e një detaji.
  3. Përgjigjja është 47 ditë, jo 24. Nëse sasia e zambakëve të ujit është dyfishuar çdo ditë dhe sasia e ditëve të nevojshme për mbulimin e plotë të pellgut është 48, është logjike që zambakët të mbulojnë gjysmën e pellgut një ditë para 48 ditëve. /Insajderi.com

Burimi: Bright Side